Zoran Millanoviqi të mërkurën nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, me çfarë do të bëhet presidenti i parë në histori i cili nuk do të vijë në seancë konstituive.
Siç transmeton “Jutarnji list”, me justifikim se me marrjen e Vendimit për thirrjen e seancës së parë të Parlamentit kroat e ka përmbushur rolin e tij të paraparë me Kushtetutë.

Për shkak të rrethanave epidemiologjike, në seancën konstitutive janë ftuar vetëm presidenti i Kroacisë, kryeministri Andrej Plenkoviq, kryetari i Gjykatës Supreme Gjuro Sesha, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Mirosllav Sheparoviq.Ish drejtoresha e Protokollit shtetëror dhe shefe e protokollit të Presidentit të Kroacisë, Milada Privora deklaroi se është e saktë se të gjithë presidentët e mëparshëm kanë marrë pjesë në seancë konstituive të Kuvendit dhe se ky hap i presidentit gjithsesi është i pazakontë.

“Ky është një akt solemn, ceremonial ku prania e Presidentit të Republikës është e zakontë. Ai nuk do të praktikojë shumë nga këto punë ceremoniale, nuk ka rregulla se duhet të jetë i pranishëm. Kjo është një çështje vullneti, por gjithsesi i pazakontë. Ende do të ketë hapa të këtillë të pazakonta”, tha Privora.

Seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit do të mbahet të mërkurën në orën 10, ndërsa deputetët duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i dezinfektojnë duart.