Deputeti i OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski dje në emisionin e TV Tellmës, nën debat të ashpër ka pranuar se të vërteta janë bisedat të cilët i publikoi LSDM.

Milloshoski pranon se është paraqitur për të intervenuar për ndonjë student dhe pranon se ka porositur lustrim të gjykatësit nga Kërçova.

Deri më tani Antonio Milloshoski nga konferenca për shtyp ka përsëritur se shiritat janë montuar, janë prerë dhe ngjitur.