Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski thotë se kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se për 10 ditë kryeprokurorja speciale, Katica Janeva nga burgu i Shuto Orizares do të transferohet në paraburgim shtëpiak.

Milloshoski sqaron se pushteti do të bëjë gjithçka që ka në dorë në mënyrë që lënda ‘Haraçi’ të mos shkojë në duart e ndonjë prokurori të pavarur.

“E qartë është lidhja e Qeverisë, Prokurorisë, gjykatave dhe Katica Janeva”, thotë Milloshoski.

Ai thotë se pushteti së pari është pajtuar që opozita maqedonase ta propozojë kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar, por kur është kërkuar që kjo Prokurori ta udhëheqë rastin ‘Haraçi’, atëherë bisedimet kanë necur.

Milloshoski thotë se Janeva është në paraburgim dhe është e dyshuara e tretë në aferën ‘Haraçi’ dhe në të njëjtën kohë jep urdhra dhe vendime nga paraburgimi, që janë në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, pushteti po e mbron Janevën.