Klubi për çështje dhe politika rinore në Kuvendin e Maqedonisë sot ka organizuar debat publik me temë: Çfarë ligji për rini na duhet?

Në këtë debat ishin te thirrur përfaqësues të rinisë nga të gjitha partitë parlamentare.

Aleanca për Shqiptarët u përfaqësua nga Mimoza Musa, njëherit edhe këshilltare në Komunën e Tetovës.

Musa konsideron se duhet vënë theks të veçantë dy politikave përveç shumë tjerash. Këto dy politika përfshijnë forcimin e volluterizmit tek të rinjtë dhe politika edukative-arsimore për aktualizimin dhe promovimin e shkollave profesionale.

“Përgëzime për gatishmërinë e këtij debati ku pikërisht janë ftuar rinista partiak, unione studentore dhe organizata joqeveritare.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ky ligj për rininë është i rëndësishëm dhe i nevojshëm që të rregulloj jetën, aktivitetet dhe pozicionimin e të rinjëve në shoqëri. Duhet të krijohen politika duke marrrë parasysh nevojat, kërkesat dhe interesat e të rinjëve dhe duhet përfshirë ata në të gjitha nivelet vendimmarrëse.

E para, politika për forcimin e vollunterizmin tek te rinjtë është e nevojshme për të përgatitur ata për tregun e punës.

E dyta, politika edukative-arsimore ku në theks të vihet aktualizimi dhe promovimi i shkollave profesionale në këtë mënyrë nuk do të largohet rinia dhe do të krijohen vende të reja pune. Përveç asaj do të rikthen industritë ekonomike që kanë qenë prezente.

Por, si do të arrijmë të kuptojmë nevojat e rinisë? Natyrisht duke intensifikuar kontaktet mes politikbërësve dhe rinisë pa dallim feje, etni apo ideologjie partiake, duke krijuar mekanizma të ri siç janë këshillat rinor ose duke marrë shembull praktikat më të mira evropiane”-deklaroi Mimoza Musa në fjalimin e saj./Fol/