Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov duhet menjëherë ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë Sigmar Gabriel.

“Vlerësoj se është e nevojshme edhe njëherë t’i kërkohet kryetarit të Maqedonisë dhe partive parlamentare të mundësojnë formimini e qeverisë dhe t’i jepet fund bllokimit. Ekziston shumicë parlamentare në Kuvend, e cila u formua pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve. Shkalla e paqartësisë, të cilën momentalisht e kemi dhe pranë së cilës përsëri nxiten emocionet e vjetra, është e një rrezikshmërie të madhe. Prandaj duam të angazhohemi për atë, në të gjithë Ballkanin, veçanërisht në lidhje me situatën aktuale në Maqedoni, të përpiqemi që vendi të vijë deri në vendosjen e bashkëjetesës së qetë dhe demokratike.”, ka deklaruar Gabriel.

Për situatën shqetësuese në Ballkan, e sidomos në Maqedoni, ministri gjerman ka biseduar me homologun e tij spanjoll Alfonsko Dastis në Berlin.