Sot në ora 16 e 30 minuta, shefi i Komitetit Drejtues për koordinimin dhe sistemit të menaxhimit për menaxhimin e krizës, Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të vizitojnë zonën e përmbytur në Poroj të Tetovës, ku dje pasdite ka pasur vërshime të mëdha në këtë zonë.

Në këtë vizitë pritet të marrë pjesë edhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, të cilët do të njihen nga afër me aktivitetet e ndërmarra për të riparuar pasojat e stuhisë, dhe ku priten të përfshihen më shumë institucione shtetërore dhe lokale.