Zoran Zaev dje ka mbajtur seancën e parë e qeverisë së re të Maqedonisë por ndërkohë ka gjetur kohë edhe për një takim shumë të rëndësishëm për të.

Zaev u takua me Aleksandar Rodic, President i Adria Media Group.

Takimin me Rodic, Zaev e përshkruajti:
”Do të mundësojmë kushte për media të lira dhe gazetari profesionale”

Përndryshe Rodic është pronar i disa mediumeve në Serbi ndërsa gjithashtu përfaqëson në Serbi edhe brende të famshme ndërkombëtare të cilat njihen për përmbajtjen dhe për imazhin.