oliver_spasovski_minister_0424 personave nga Pusteci, MPB-ja, në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore, u kanë dhënë letërnjoftime false, njoftoi në një konferencë për shtyp ministri, Oliver Spasovski. Pa mos e respektuar procedurën për dhënien e vendimeve  për vendqëndrim dhe vendbanim, personat nga Pusteci, në mënyrë të paligjshme kanë marrë dokumente personale gjatë kohës së ministres Jankulovska, pohon Spasovski. Të gjithë personat janë në listën zgjedhore, gjë që nënkupton se atyre u është mundësuar të votojnë si votues në komunën Qendër.

Nga 20-30 persona ishin regjistruar në adresë të njëjtë, në banesa shtetërore. Me zgjedhje të rastësishme, ministri ka bërë hetim, gjatë së cilës është vërtetuar se në një qendër votimi, personat që në vitin 2011 kanë qenë të regjistruar në listën zgjedhore, në vitet e ardhshme janë paraqitur si votues.

„Në vitin 2011 ata nuk kanë qenë të regjistruar në listën zgjedhore. Lista zgjedhore filloi të mbushet në vitin 2013. Në vitin 2014 lista zgjerohet me dy persona të rinj nga Pusteci që votojnë në komunën Qendër. Kulminacioni ndodh në vitin 2015. Të gjithë që kanë votuar atë vendvotimin, përveç tre personave, janë qytetarë të komunës së Pustecit. Ja certifikata e pronësisë.  Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të mediave, banesat janë në pronësi të shtetit. Pushteti i ka vendosur njerëzit nga Pusteci në banesat që janë në pronësi shtetërore”, deklaroi Spasovski.

Ministri Spasovski, paralajmëroi se MPB-ja, e ka intensifikuar hetimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimeve. Në të njëjtën kohë, është iniciuar edhe procedurë administrative për anulimin e letërnjoftimeve të falsifikuara.

https://youtu.be/d1giMSlxW1E?t=11