treniNë rajonin Xinjiang në Guangdong në jug të Kinës vihet në shërbim stacioni më i madh nëntokësor i trenave në kontinentin aziatik, sipas medias lokale.

Me këtë rast është bërë hapja e stacionit “Futian” të trenave të shpejtësisë së lartë, që ka madhësinë sa 21 fusha futbolli.

Ky është stacioni i dytë nëntokësor për nga madhësia në botë pas atij të Nju Jorkut.

Stacioni i trenit tre katësh do të ofrojë shërbime për 3 mijë udhëtarë në të njëjtën kohë. 

Stacioni ku bashkohen shumë linja të trenave fillimisht do të ofrojë shërbime në linjën mes Xinjiang të Guangdong dhe rajonit Guangxou.