Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski sot në Budapest do të takohet me ministrin e punëve të brendshme të Hungarisë, Sandor Pinter, njofton Zhurnal.

Në suaza të një vizite njëditore është paraparë që delegacioni maqedonas të vizitojë edhe selinë e Agjencisë së Unionit Europian për stërvitje për zbatimin e ligjit.

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se pritet që të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në fushën e stërvitjeve policore me CEPOL dhe me MPB-në Hungareze.