Me ftesë të Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), sot me kënaqësi morra pjesë në puntorinë për përmisimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave, e cila për herë të parë u zbatua në rajonin më të gjerë dhe në të morrën pjesë ekspertë të kësaj fushe nga vendet fqinje dhe rajoni.
Ky trajnim është një seri e aktiviteteve në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, që do të sjell përmisime të sistemit të përgjithshëm dhe do të prodhoj kapacitet të fuqishëm i cili më tej do t’i forcoj kapacitetet lokale për zbatimin e kësaj metodologjie për përmisimin e shëndetit të nënës.
Si Ministri dhe Qeveri jemi plotësisht të angazhuar për përmisimin e vazhdueshëm të kujdesit për nënat, vecanërisht për kategoritë më të rrezikuara.
Për shkak të angazhimeve tona të përgjithshme, sot ne jemi këtu për të marr iniciativën për sjelljen e kësaj metodologjie në sistemet tona shëndetësore dhe Maqedonia si koordinator i këtij projekti të jetë forcë udhëheqëse për implementimin e të njejtës.
Dua të shpreh falenderim të vecantë te Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe partneritetin.

© fol.mk