nstitucionet publike kanë thelluar edhe më tej borxhin e tyre, për këtë kanë ndikuar disa faktorë mes të cilëve edhe largimet e paligjshme nga puna.

Sipas të dhënave zyrtare në tremujorin e parë të 2020 stoku i detyrimeve të prapambetura ka shkuar në 53 milionë euro nga të cilat 22% i përkasin vetëm këtij viti.

Ndërkohë që pjesa kryesore e këtyre detyrimeve lidhet pikërisht me pagesat e vendimeve gjyqësore për të larguarit padrejtësisht nga puna në administratën shtetërore.

Këto detyrime kapin vlerën e afro 32 milionë eurove ose mbi 60% të gjithë borxhit të krijuar.

Sa i përket institucioneve që kanë krijuar edhe borxhin më të madh, në krye të listës qëndron Ministria e Infrastrukturës me 1.7 miliardë lekë. Vetëm në tremujorin e parë kjo Ministri raporton që detyrimet e tremujorit kapin vlerën e 98.7 milionë lekëve.

Nga raporti rezulton se vetëm për vendime gjyqësore për largimet nga puna Ministria e Infrastrukturës duhet të paguajë 892 milionë lekë.

Edhe Minsitria e Mbrojtjes raporton një shifër të lartë të detyrimeve të akumuluara me rreth 1.28 miliardë të tilla, ku pjesa më e madhe i përket programit të Emergjencave Civile.

Një tjetër institucion me borxh të madh është edhe Minsitria e Brendshme e cila numëron 1.15 miliard lekë detyrime, ku pjesa më e madhe janë detyrime të gjendjes civile për shpërblimin e munguar të lindjeve.