Pas reagimeve të shumta të bujqëve të cilët ende nuk i kanë marr subvencionet bujqësore, ka reaguar ministri i Financave, Kiril Minoski.

Minoski ishte përmendur nga ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave, Mihaill Cvetkov, si personi që e ka fjalën e fundit për pagesën e subvencioneve.

Në lidhje me këtë, Minoski ka deklaruar për TV24 se para ka në buxhet, por pritet një vendim i Kushtetueses dhe se deri më 30 qershor duhet të lëshohen paratë për bujqit./Telegrafi/