rsz_qenanShkruan: Qenan Aliu

Miq të dashur, Jo shumë largë kohë. ish-sekretarja shtetërore amerikane (Aktualisht kandidate për presidente ) zonja HILARI CLINTON , në parlamentin shqiptarë rikonfirmoi një qëndrim të palëkundur të SHBA-së në marëdhënjet me shqiptarët. Deklarata e saj ; ** Kemi qenë me Ju 100 vitet e shkuara, do të jemi edhe 100 vitet e ardhshme dhe 100 të tjera pas këtyre ** , mendoj se do të mbetet në kujtesën tonë kolektive dhe do të hyjë në histrorinë e marëdhënjeve mes dy vendeve, si një premtim i çmuar i një populli të madh ndaj një populli të vogël. Sinteza e kësaj deklarate na konfirmon një të vërtetë tjetër të madhe. Atë , që marëdhënjet e mira me shqiptarët dhe SHBA-të nuk janë pronë as e një qeverie e as e një lideri, as në Shba aq më pak te shqiptarët. Kjo do të thotë se asnjë politikan nuk mund të pronësoj një miqësi kaq të madhe, dhe asnjë qeveri e lider nuk mund ta shpërdorojë këtë miqësi. Kjo mbështetje nuk është e lidhur kurrë me asnjë emër dhe asnjë qeveri, por është lidhur me një popull të tërrë dhe historinë e tij. P.s.;- Me këtë opinion dua të vetëdijësojë liderët politik shqiptarë në Maqedoni se, shqiptarët nuk egzalltohen nga preputenca juaj me diskursin narativ të tipit, miqt tanë ndërkombëtarë dhe në veçanti SHBA-të; sepse përfaqësuesit dhe politika amerikane takohet me ju , jo pse ju jeni engjuj dhe se ju përfaqësoni dikënd me dinjitet, por se ata e duan dhe janë miq të popullit shqiptarë dhe të lidhur ngusht me historinë e tij.