1451551329mirandaAjo është e zonja në profilin e saj të lartë në fushata dhe zotësinë në sfilata. Dhe Miranda Kerr e tregon këtë sërish për fushatën e saj Spring 2015 për Wonderbra.

Ajo tregon trupin e saj të modeles në të brendshme të zezë dhe bezhë, teksa pozon para flash-it të aparatit.

32-vjeçarja flirton me kamerën për fotot e saj të fundit me gjigantin e veshjeve intime, një firmë për të cilën ajo nisi të punojë vitin e kaluar.

Bukuroshja kaloi Krishtlindjet në vendlindjen e saj, në Australi, por fluturoi sërish drejt Los Angeles për shkak të axhendës së ngjeshur.

Por sigurisht që nuk lë jashtë vëmendjes edhe djalin e saj 4-vjeçar, Flynn, babai i të cilit është ish bashkëshorti i saj, Orlando Bloom