E ftuar në emisionin Pop Culture ka qenë anëtarja e jurisë të ‘The Voice Kids’, Miriam Cani.
Teksa tregoi detaje të veçanta për jetën e saj, nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes dhe propozimi i veçantë i realizuar 20 metra në thellësinë e Oqeanit Indian.

Miriami ka rrëfyer se ishte aq shumë e emocionuar nga surpriza e Alban Skenderajt sa për pak rrezikoi jetën.

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu.”-rrëfen ajo duke mos fshehur sërish emocionet.

Video e propozimit u bë pjesë e videoklipit të këngës “Nëse thua po”, të cilën Albani ia dedikon Miriamit.