Metoda tradicionale dhe ndoshta më e njohura në të gjitha kuzhinat tona, sepse është e thjeshtë dhe e shpejtë, është ajo e panxharit të zier, shoqërimi ideal për shumë pjata kryesore. Por kjo nuk është e vetmja. Këtu janë disa mënyra të dobishme për ata që janë në kërkim të ideve.

Panxhar i zier

Së pari ju duhet t’u hiqni gjethet panxharëve, çdo rrënjë dhe ta lani mirë panxharin. Pasi t’i hiqni ujin me një letër kuzhine, vendosini në një tenxhere me ujë të ftohtë. Shtoni edhe pak kripë dhe sheqer dhe vëndoseni të ziejë në zjarr të ulët për treçerek ore.

Pastaj kalojeni sërish në ujë të ftohtë dhe hiquni lëkurën, shërbejini të prera në feta dhe thjesht shtojini sallatës vaj ulliri apo limon, sipas shijes.

Panxhar i pjekur

Një tjetër lloj gatimi është ai në furrë, të parangrohur në 200 gradë Celsius. Pasi ta kaloni panxharin në ujë të ftohtë të rrjedhshëm, ndajini kokrrat në katër pjesë të barabarta, vendosini në një tepsi me gjalpë, rigon, pak vaj ulliri dhe një majë luge kripë. Piqini për rreth 40 minuta.

Panxhar në letër alumini

Për të gatuar panxharin në këtë mënyrë ju duhet të hiqni lëkurën në fillim, gjethet dhe rrënjët. Përsëri kalojeni panxharin në ujë të rrjedhshëm. Nxeheni furrën sërish në 200 gradë Celsius dhe pastaj futini në letër alumini dhe shtoni pak vaj, kripë dhe piper. Mbyllni letrën e kuzhinës dhe mbyllni fletët, duke e lënë në furrë për 30 minuta.

Panxhar në avull

Për të përgatitur panxharin në avull, ju duhet ta lani, ta prisni në pjesë dhe ta shtoni në tenxheren e përshtatshme për avull, ku do ta vendosni për të zierë. Pasi të ziejnë në këtë mënyrë, hidhini sërish në ujë të ftohtë dhe një letër e lagur kuzhine do t’ju ndihmojë për të hequr lëkurat.