Sa më shumë afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, aq më shumë rriten pritshmëritë për tu bashkuar opozita shqiptare. Në çdo ambient, qoftë nëpër zyrat e administratës, nëpër kafene, por edhe nëpër xhami sa herë që fillon një bisedë mbi politikën, edhe pse nuk zgjat shumë mbaron me fjalët: nëse nuk arrin të bashkohen partitë e vërteta opozitare ateherë nuk do bëhet asgjë e mirë për shqiptarët. E gjithë shpresa e shqiptarëve ka vetëm një adresë shprese edhe ate bashkimin apo koalicionin parazgjedhor, që do të kishte të vetmin qëllim ta mundin dhe ta heqin qafe këtë të keqe të quajtur  BDI, e cila kah fundi sidomos po cilësohet si e keqja më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë. Pas më shumë se një dekade pushtet BDI-tani më po pajtohet me faktin dhe fatin se duhet të përshëndetet nga verdikti i sovranit. Për shumë arsye, i numërojme së bashku, dhe flasim githmonë më gjuhën e argumenteve edhe ate shumë thjeshë, pa imputuar ngarkesa të qëllimshme.
E para: BDI, dështoi në Implementimin e Marrëveshjes se Ohrit. Kjo parti duke dashur të bëjë fushate opozitare mbrenda pushtetit për ta mbajtur peng popullatën dhe rejtingun e vet i bëri një analizë mos realizimit të MO. Aty numrohen mossukseset, dështimet, por edhe alternativat. Por, popullata e di se organ kompetent për implementimin e MO ka qenë një institucion i themeluar enkas për zbatimin e MO. Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, që nga themelimi i tij, gjithmonë është udhëhequr nga kuadrot e BDI. Ata kanë patur vetëm një obligim, ta realizojnë atë dhe kanë patur kohë plot 12 vite.
E dyta: Buxheti diskriminues ndaj shqiptarëve. Për 12 vite pushtet BDI përafërsisht 24 miliard Euro në cdo fund viti . Deputet e saj duke shtypur susten e gjelbërt, kanë miratuar gjithmonë buxhetin e vitit të ardhshëm. Ata e dinë edhe vetë se s’kanë qenë aspak të aftë dhe nuk kanë mundur që në përpilimin e çdo buxheti ti parashtrojnë kërkesat e votuesve e tyre që kanë të bëjnë më zhvillimin, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, bujqësinë urbanizmin etj etj. Ata të kapur peng gjithmonë e kanë votuar një buxhet diksrimues për shqiptarët. Ata e dinë se shqiptarët gjithmonë kanë kontribuar me mbi 30 % në buxhetin e RM ndërsa atyre janë ndarë më pak se 5 përqind në Komunat me shumicë shqiptare.
E treta: Dezintegrimi në BE dhe Nato. Për 12 vite, BDI,  në çdo cikël zgjedhor i ka manipuluar votuesit shqiptarë se do e integrojë Maqedoninë posaçërisht shqiptarët në strukturat e BE dhe NATO-s. Ka pasur gjithmonë zv Kryeministër për çështje Evropiane, edhe kryetar të Komisionit Parlamentar, ambasador në shumë vende të BE, për të lobuar, por asnjëherë nuk ka treguar asnjë rezulltat pozitiv në këtë drejtim. Zyrtarët e kësaj partie shpeshherë kanë menaxhuar me IPA fondet por asnjëherë votuesit shqiptarë nuk i kanë ndjej investimet dhe ndryshimet më këto fonde të BE. Për ketë arsye edhe vetë BE i shkurtoi fondet e saja me arsyetimin për keq menaxhimin e tyre, si dhe ti bëj me die pushtetit VMRO-BDI, se BE-ja mund të jetë vetëm një iluzion për JU ngase ju keni zgjedhur rrugën e regjimit, diktaturës dhe korrupcionit.
E katërta: Korrupcioni i BDI. Në 12 vite qeverisje të BDI, kryefjala e veprimit politik të zyrtarëve të sajë ka qenë gjithmonë korrupcioni. Si ansjëherë më parë, shumë nga zyrtarët e BDI e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur pa fund vullnetit e votuesit shqiptar. Duke filluar nga ministrat zv ministrant, drejtor, udhëheqës sektoresh e deri tek punëtorët e thjeshtë, kuptohet me përjashtime të vogla, kanë qenë pjesë e korrupcionit masiv. Shpesh herë korrupcioni cili ka qenë në disa raste edhe i legalizuar, në bazë të provizioneve të ndryshme, tenderëve, koncesioneve etj, BDI jo se e ka njollosur vetë partinë dhe po e çon drejt greminës, por pikërisht për shkak atij korrupcioni e ka pasur të pamundur ti realizoj kërkesat e votuesve shqiptarë. Disa nga zyrtarët e BDI, shpesh herë kanë qenë peng ndaj këtyre veprimeve të pamoralshe që e demtojnë vetë partinë dhe nuk mund ti artikulojnë kërkesat e votuesit shqiptar.
E pesta: Roli i dështuar i BDI dhe PDSH në Marrëveshjen e Përzhinos. Dy partite shqiptare, në gjithë procesin e Përzhninos ishin vetëm figura statike sbashku me liderët e asaj. Me pjesmarrjen e tyre ata vetëm se i dhanë një karakter konsensual duke qenë pjesë Parlamentit të RM. BDI dhe PDSH nuk arritën ti mveshin kësaj marrëveshje asnjë element të votuesve shqiptar, shpeshherë të kapura këto dy parti ishin të deturuara të mbanin anën e VMRO, dhe ma e keqja është që me miratimin e këtyre dy liderëve tanimë të dështuar u nënshkrua dokumenti zyrtar më të cilën u përjashtuan nga lista zgjedhore 30.000 votues, shumica dërmuese e tyre votues shqiptar të disasporës.
Gjithsesi se ka edhe shume argumente, po i përmendem ata që janë më të freskëta në kujtesën e votuesit shqiptar. Partitë Opozitare LRPDSH, BESA, RDK, UNITETI, PPD e kanë mundësinë historike, njëkohësisht edhe përgjegjësinë kombëtare, për ta shfrytëzuar këtë shans historike, që të bëhën bashkë, nga se të gjitha i bashkon deshtimi kolektiv i shqiptarëve ndaj BDI dhe PDSH në të njejtën kohë. Kjo është dëshira e vetme e popullatës shqiptare. Zgjedhjet po afrohen, presioni i votuesve shqiptar për të dalë bashkë të gjitha partitë, opozitare po rritet. Atyre aspak nuk u intereson forma dhe modeli, i koalicionit, as kokfortësia dhe ego-ja e liderëve politike, as mënyra se si do bëhen listat e përbashkëta, ata shpresojnë në një platformë të përbashkët ku për qëllim do kishte babarësinë e shqiptarëve në të gjitha nivelet, si dhe avansamin ekonomik, zhvillimore, me një fjalë ata duan dhe me të drejtë presin një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Andaj me të drejtë thonë BËHUNI BASHKE, O TANI O KURRË.

© fol.mk