Ai është lojtari që çdo tifoz kuq e zi e ka në zemër dhe sa herë përmendet emri i tij të gjithë emocionohen.

Lorik Cana kapiteni legjendar që pas mbarimit të ëndrrës së kampionatit evropian i dha lamtumirën kombëtares shqiptare pas 14 vitesh që mbajti veshur fanellën kuq e zi.

Tashmë Cana 33-vjeçar për herë të parë e pa Shqipërinë, ekipin që i dha zemrën, jo në fushë, as në tribunë, por nga ekrani i televizor.

Ai është një legjendë që me karakterin tij jo më kot ka qenë kapiten i kombëtares dhe i skuadrave ku ka luajtur në karrierë si Marseja apo Sanderland.

Në ndeshjen e parë kualifikuese për botorin “Rusi 2018”, askush nuk u kujtua për Lorik Canën, sskush nuk respektoi legjendën.

Kur largohet një lojtar largohet nga ekipi kombëtar, në nderim të tij organizohet një ceremoni lamtumirë por në Federatën Shqiptare të Futbollit askush nuk e kishte këtë ide.

Mund të organizohet më vonë por më vonë është shumë vonë.

Ndeshja me Maqedoninë do të ishte momenti ideal për të nderuar një legjendë si Cana. Por askush nuk u kujtua.