Nga Mensur Pajaziti

Shkolla e mesme ekonomike “8 Shtatori” vazhdon me rinovimin dhe punimet e objektit të shkollës pandërprerë sikurse të ishte një punë private në një objekt privat. Duke mos hequr llogari se ai objekt është objekt shkollor, ku nga aty varet ardhmëria e gjeneratave të reja, por znj Teuta Arifit nuk i bën përshtypje procesi edukativo-arsimor, ku tërë kohën e kemi theksuar disa herë, se demagogjia e saj thirret gjoja promovon arsim të mirëfilltë, reforma arsimore e kështu me radhë, ndërsa në anën tjetër biznesi familjar vazhdon. Kryetarja Arifi bën rinovimin e shkollës “8 Shtatori”, ndërsa Gjimnazi i Tetovës vuan për kushtet elementare për të zhvilluar një orë mësimore sipas standardeve.
Siç e dimë 1 Shtatori është ditë mësimi në Maqedoni, mirëpo këtë gjë e ka harruar znj. Teuta Arifi dhe u ka dhënë pushim të detyrueshëm stafit mësimdhënës dhe nxënësve deri në ditën e Bajramit, vetëm për t’i plotësuar nevojat dhe kushtet gjoja të shkollës, ndërsa në thelb ajo përfiton nga rasti. Rinovimi i shkollës ekonomike në fjalë vazhdon pa asnjë problem, ndërsa orët mësimore duket se janë bërë problem serioz në ditët e sotme me këtë pushtet. Kështu që, dje ishte një problem serioz në Gjimnazin e Tetovës me vendimin e mësimit në tre turne, kurse sot kuptojmë se akoma nuk ka filluar viti shkollor në “8 Shtatori”.
Pyesim publikisht znj. Teuta Arifi me çfarë arsye do t’i arsyetojë vonesat e fillim vitit shkollor në shkollën ekonomike, ku procesi arsimor nis në mbarë vendin me 1 Shtator, ndërsa kryetarja Teuta Arifi vonon porocesin duke ia nisur punës në rinovimin e objektit të shkollës për interesat e saja të ngushta ekonomiko-politike. Nuk i mjaftuan tre muaj kohë për ta bërë të njëjtën, ndërsa sot procesi arsimor vonon për hir të këtij veprimi që bie mbi kurrizin e nxënësve dhe profesorëve.
Domethënë problemet në vazhdimësi të arsimit nuk përmirsohen, por komplikohen, sepse përdorin “strategji” të ulëta për interesa të veta politiko-ekonomike, dhe pa fije problemi ndërpresin mësimin, siç ishte vitin e kaluar protesta për ajrin, ku Teuta Arifi solli vendim që shkollat të pezullojnë procesin arsimor në një afat të pacaktuar, dhe kështu përmes këtij vendimi ajo i lëshoi në pushim të detyrueshëm nxënësit, ku si shkas, më vonë u kuptua se ishte qëllimi i saj për të menjanuar protestën e parashikuar nga sektori civil i qytetit.
(Autori është sekretar i degës së LR-PDSH, Tetovë)