Profesori Universitar, Arben Taravari ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili vendim diskriminon mjekët shqiptar.

Sipas Taravarit ky diskriminim duhet të përfundoj një ditë e më parë, andaj duhet të reagojnë Ministrat shqiptar në qeveri me të vetmin qëllim për të ndërprerë këtë lloj diskriminimi.

Profesori Taravari për Zhurnal konsideron se ky diskriminim ndaj mjekëve shqiptar duhet të ndërpritet një ditë e më parë, andaj tani është momenti që funksionarët shqiptar në qeveri, siç thotë ai të bëhen shqiptar të vërtet.

“Mendoj se ato që janë në Qeveri duhet të thonë një gjysëm fjalie për këtë diskriminim të radhës. Ju lutem, të nderuar pushtetmbajtës dhe funksionar shqiptar për një moment shkëputuni nga partia dhe bëhuni Shqiptar të vërtet!”, ka deklaruar mes tjerash profesori, Taravari. Ai konsideron se mjekët dhe spitalet ku funksionojnë në komunat ku gravitojnë shqiptarët janë të diskriminuar, ky realitet po regjistrohet me vite.

dr bekim tateshi

Ndërkoh, mjeku i sëmundjeve të syve, D-r Bekim Tateshu për Zhurnal vlerson se vendimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësis është skandaloz dhe diskriminues për kandidatët shqiptar. Ai shprehet se investimet asimetrike në shëndetësi gjithashtu reflektohen edhe në punësimet e shqiptarëve nëpër institucionet shëndetësore. Ai madje thotë se nga rangimi i kandidatëve kemi të bëjmë me një degradim të paparë ndaj mjekëve të diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë në Tetovë.

“Investimet asimetrike regjionale në shëndetësi (80 mil. euro në Spitalin Klinik në Shtip, 8.5 mil. euro në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë) janë te ndjekur edhe me punësime asimetrike, poashtu në aspekt regjional. Këtë e vërteton edhe konkursi i dytë për specializime të bashkëfinancuara i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga rangimi i kandidatëve vërehet se kemi të bëjmë me degradim dhe ofendim ndaj mjekëve të diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë (të vlersuar me koeficientin famoz, kësaj rradhe 0.8), në krahasim me ato të Shkupit (1.5) dhe Shtipit (1.125!!!). Ky rangim ndikon shumë në rezultatin përfundimtar dhe është i disfavorshëm për mjekët e diplomuar në Tetovë si dhe sihariqi i rradhës, mjekët që kanë diplomuar jashtë shtetit (qofshin edhe nga Harvardi!!!) me koeficient 0.3!!!
Skandaloze është edhe numri i vendeve të ndara për specializime me kriterium ala-ballkançe, i pakuptimtë edhe për sekretarin e Spitalit Klinik në Tetovë, i cili deklaron se kërkush nuk i ka informuar e as që i ka konsultuar, SKANDAL I PAPARË. Për Shtipin 10 vende, ndërsa për Tetovën vetëm 1!!! Kavadari 3, Gostivari 1 e keshtu me rradhë. Është e udhës që përfaqësuesit shqiptarë në Ministrinë e Shëndetësisë të na spjegojnë për këto anomali që përsëriten disa herë, nëse jo neve “të ligës të tretë” atëherë 153 mijë votuesve në zgjedhjet e fundit, në të cilët thirren gati në çdo prononcim”, ka deklaruar për Zhurnal, mjeku Tateshi.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë dje ka ndarë 74 vendime për bashkëfinansim të specializantëve me qëllim të përforcohet kapaciteti i nivelit specialistik në 17 spitale publike nëpër tërë Maqedoninë.

Te ndarja e vendimeve për bashkëfinansim të specializantëve shihet qartë diskriminimi i spitaleve ku ka shumicë shqiptare.