Ermira Mehmeti përfundimisht largohet nga politika dhe nga partia shqitpare në pushtet, BDI, mëson ekskluzivisht “Lajmpress”.

Nga burime të sigurta mësohet se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, i cili do ta nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti, të marrë vendimin për notere dhe të hapë zyrën e vet në Shkup.

Ndryshe, Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e ish zv. kryeministrit Musa Xhaferi. Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta. Mehmeti është një politikane e re dhe me shumë perspektivë, mirëpo audio-incizimi i fundit, ia mbylli karrierën politike.

Lajmpress mëson se Ermira Mehmeti pas disa muajsh do të jep shërbime noterie në qytetin e Shkupit dhe do të jetë koleg i ish zv.Ministrit të Policisë, Xhevat Buçi. Në pamundësi për të kontaktuar me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhur me këto informacione.