Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Shkup. Një grup të cilët thirren se janë bashkëpunëtor të drejtorit të postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi, u janë kërcënuar pronarëve dhe familjarëve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal.

Ky grup rreth orës 14:45 ka shkuar tek familjarët e pronarit të Zhurnal dhe nga aty në një bisede telefonike, janë kërcënuar. Ky kërcënim ka ardhur pasi Agjencia e Lajmeve Zhurnal kërkoi sqarim plotë dy ditë nga drejtori i postës Rexhepi, në lidhje me dyshimet për disa keqpërdorime.

Zhurnal pas kërcënimeve serioze, rastin do ta denoncoj në polici dhe do ti publikoj të gjitha informatat të cilët kanë të bëjnë me postën e Maqedonis/fol.mk