Një qytetare e punësuar në administratën qeveritare ka alarmuar se po përgatiten protesta masive dhe se anëtarët e VMRO-DPMNE janë mobilizuar për këtë.

Një nga më të zëshmit është deputeti i kësaj partie, Johan Tarçullovski, i cili i ka dërguar porosi shefave dhe drejtorëve të disa institucioneve që të bëhen gati për protesta dhe të sjellin sa më shumë njerëz.