Zoran Zaev, lideri i LSDM-së ka thënë se deklaratat kinse ai i ka përkrahur kërkesat e shqitparëve për ta paditur Serbinë për krime lufte, janë vetëm ‘show’.
 

Sipas tij rruga e Maqedonisë është drejt Bashkimit Evropian, të cilën Zaev thotë se po dëshiron ta realizojë.

Ai tutje e ka cilësuar Serbinë si një vend vëllazëror për Maqedoninë.

“Ne jemi këtu për ta parë të ardhmen, dhe po shikojmë drejt Bashkimit Evropian. Debatet duhet të ekzistojnë në çdo vend demokratik. Unë dua ta formojmë Qeverinë e cila do të jetë bashkarisht me partnerët shqiptarë. Serbia për mua është vend vëllazëror, dhe gjëja e parë që do të bëj do të jetë të përmirësojë marrëdhëniet me vëllezërit tanë në Serbi”, ka thënë Zaev për Kurir.

Këto deklarata vinë pas krizës në Maqedoni, ku javën e kaluar nacionalistët maqedonas hynë në Kuvend ku sulmuan disa deputetë.