Të bukura dhe origjinale në mënyrën e tyre 

 

Këto modele po e ndryshojnë totalisht idenë dhe konceptin e të bukurës. Ato e kanë veçantinë, origjinalitetin e tyre dhe nuk janë si gjithë të tjerat.

Do t’ju sjellim disa nga modelet më të veçanta që pushtuan botën në mënyrën e tyre.

Chantelle Brown-Young

Modelja kandeze vuante nga një defekt i pigmentit të lëkurës që prej moshës tre vjeçare. Mirëpo, ajo ia doli që ta ndryshonte defektin e saj dhe të bëhet modele.

Viktoria Modesta

 

Modelja dhe këngëtarja letoneze ka pasur 15 operacione infektive në këmbën e saj, të cilën e kishte lënduar ditën që kishte lindur. Këmba duhej prerë herët a vonë. Por kjo nuk ia humbi vetëbesimin, në fakt ndodhi krejt e kundërta.

Erica Irwin

35 vjeçarja nga Kalifornia konsiderohet si njëra ndër modelet më të gjata në botë, gjatësia e saj është 205 cm.

Masha Tyelna

Kjo modele ukrainase ka sy tepër të mëdhenjë. Njerëzit shpesh e quajnë “alien” apo edhe “elf i bukur”.

Carmen Dell’Orefice

Kjo modele është gati 84 vjeçare, por ajo është ende e bukur dhe fotografohet nga revistat më të famshme në botë, del në pasarela mode dhe bëhet fytyra e reklamave të ndryshme.

Jamie Brewer

Ajo është modelja e parë e njohur me sindromën Down dhe ka arritur popullaritet si aktore në një seri amerikane të një ngjarje Horrori.

Denise Bidot

Kjo modele 28 vjeçare nga Puerto Riko, është njëra ndër shembujt më të mirë të femrave të plota. Bidot është krenare të jetë shembull për të gjithë ato femra që peshojnë më shumë se 55 kg.

Casey Legler

Kjo modele franceze është femra e parë që ka nënshkruar kontratë si mashkull. Me fjalë të tjera, Casey Legler filloi të reklamonte veshje të meshkujve. Gjatësia e saj është 188 cm dhe stili i flokëve të saj e bënë të duket si një djalosh i ri.

Moffy

Atë e quajnë Kate Moss e re. Moffy u bë e njohur për shkak të shikimit të saj, i cili njëkohësisht është edhe perla e saj.

Lolita, “Hannah Montana e Zezë”

jj

Bota është mahnitur nga bukuria e kësaj vajze të zezë, supermodelja atraktive e quan veten “Hanna Montana e Zezë”.