Portalet e drejtuara nga një njeri, të afërt të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët mblodhën ajkën e reklamave zgjedhore të paguara nga shteti, në zgjedhjet e fundit, tetorin e kaluar, raporton BIRN.

Rasti i fundit ilustron efektet e modelit të futur në vitin 2018, ku shteti për të paguar reklamat zgjedhore në emër të partive, sipas ekspertëve dhe kritikëve ka mangësi serioze që nxisin dhe ushqejnë klientelizmin e partive dhe mediave.

Në grupin e parë, të këtyre mediave përveç tetovasot.com, kompania me të njëjtin emër “Tetova-sot media” bashkon edhe tri portale të tjera – bild.mk, indeks.mk dhe ts.mk.
Këto portale në periudhën parazgjedhore kanë publikuar pankarta vetëm për BDI-në dhe për shërbimin nga shteti – dhe në emër të partisë kanë marrë shumën maksimale prej 15.000 euro plus TVSH-në, gjegjësisht ka mbledhur kompania “Tetova-sot media”. gjithsej 70 600 euro.

Një grup tjetër mediash, të bashkuara nga kompania “Bouleward” e Albrim Hoxhës nga Struga, përndryshe e afërt me anëtarin e Aleancës për Shqiptarët në KSHZ, Krenar Lloga janë në vendin e dytë në hapësirën e internetit sipas  të ardhurave nga zgjedhjet.
Në portalet in7.tv, vatra.mk, voxgostivari.mk, voxstruga.mk dhe Strugaalajm.com është reklamuar vetëm koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është paguar gjithsej rreth 34.000 euro për atë shërbim.
Sa i përket pjesës tjetër të mediumeve maqedonase ka raste të simbiozës partiako-mediale dhe për të është shkruar deri më tani, por bëhet fjalë për bashkëpunime që shtetit i kushtojnë shumë më pak para. Sa për ilustrim – portali Republika MK, i cili është përkrahës i hapur i opozitës VMRO-DPMNE, në këto zgjedhje ka grumbulluar pak më shumë se 11 mijë euro.

Zgjedhjet lokale të tetorit ishin të tretat në të cilat shteti, përmes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u mbuluan shpenzimet e partive për reklamimin në media.

Duke klikuar KËTU, mund shihni analizën e plotë të BIRN-it.