Shkruan: Hasan Jashari
Shumë debate ka nxitur ngjarja e 8 janarit, para dhe brenda Selisë të Partisë demokratike të Shqipërisë. Pyetja parimore është se a ishte ngjarja e 8 janarit një rilindje e pluralizmit politik apo diçka e ngjajshme me një veprim mesjetar ?
Por , ne do të orvatemi të krahasojmë përshkrimin e një sulmi mesjetar, mbi kalanë e Krujës që Ismail Kadare e përshkruan në veprën e tij.
Vepra e Kadaresë pasqyron rrethimin e një Kalasë së Krujës nga trupat turke me në krye Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha. Rrethimi ka ndodhur, me gjasë, gjatë kohës të Skenderbeut , aty kah viti 1478.
Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth Kështjellës. Hapësira aty shndërrohet ne një kamp me plot tenda, reparte e pajisje te tjera. Kurse rethimi i selisë të PD bëhet pasi që parajmërohet dhe kërkohet që Basha butësisht të lëshon Selinë. Te Ushtria e Saliut ka, poashtu, reparte me shkallë, të kordinuara dhe organizuara. Kështjellarët janë mbyllur, kanë ndërruar bravat, janë blinduar me dyer të dyfyshta. Kronistin Mevla Çelebi e zëvendësojnë me dhjeta gazetarë, kamermanë…Të gjithë, njëkohesisht, janë përkrahës të hapt dhe të fsheht të njerës apo tjetrës pale. Ka edhe sehirxhi të ndryshëm. Jeniçerët e të dy palëve janë aty.
Sulmet e ushtrisë të Saliut janë njësoj si ajo e Pashait turk- vazhdimisht hasën në rezistencë të madhe të kështjellareve. Ata te Krujës hedhnin zift të nxehtë mbi kundërshtarët . kurse këta të Selisë , gaz lotësjellës.
Bushmanët urban
Koha kur është rrethuar Kruja, që përshkruhet në libër, ka ndodhë para 544 viteve. Por mjetet e sulmit thuajse mbeten të njëjta që përshkruhen në roman, së paku, mjetet kryesore të sulmit. Së pari ideja është që të merret Kështjella dhe njerzit brenda sajë të nënshtohen. Pra, të ketë fitimtarë dhe humbës lufte. Sulmuesit e mesjetës në Krujë kanë qenë: Jeniçerët, shkallët, qysqitë, litarët, mburojat, deshët e hekurt, shpatat, gjylet e topat etj. Mjete e sulmit të ushtrisë të Saliut ishin poashtu si të Bushmanëve sot; thikat, qysqitë, shkallët, çekiçët, gurët etj. Mbojtësit në vend të ziftit përvëlues që hudhnin bashkëluftarët e Skenderbeut, këta të Bashës, hudhnin lotësjellës. Tursun Pashai nxiste me dorë sulmin dhe e bënte edhe me gjeste e dhe me zë kurse Saliu e bënte me gjeste , nxiste sulm e me fjalë thoshte “sulm krejtësht paqësr, abolutisht paqësor”… Për Saliun ata brenda në Seli janë: kriminelë, hajdutë, talebanë etj, pikërisht ata që deri dje ishin miq të tij të shtëpisë. Për Pashain ato brenda Kalasë ishin të pa fe.
Krahasimi i personazheve
Mevla Çelebia, Kara-Mukbili, Plaku Tavxha, Arkitekt Kauri, Sadedini, Saruxhai, Allajbeu, Kryeveqilharxhi etj. janë individët qe i qendruan në krah Tursun Pashait.
Edhe Saliu dhe Basha kanë Saruxhatë dhe Kara-Mugbilat e tyre.
Pashai ishte njeri me karriere të pasur, por i vënë në rrezik kohët e fundit prej armiqve, por dhe prej moshës së shkuar. Ai kërkon te nënshtrojë Kalanë e Krujes që të zgjerohen kufijt e perandorisë dhe nga ana tjeter, te arrijë majat e karrieres ose, në rast dështimi, për të do te ishte fundi. Ai ishte skllav i emocioneve dhe shumë i pamatur, me një shpirt të lig, prej hakmarsi. Kryesulmuesi i Selisë së PD-së i ka plotësisht karakteristikat e njëjta.
Por Saliu më tepër, me sjelljet e tij i gjason edhe Plakut Tavxha – Prijësit të jeniçerëve. Njeri i moshuar, i cili është shume fodull dhe gjithmonë në kërkim te luftës, i etur për gjak dhe aspak i ndjeshëm per te tjerët. Njeri që sheh vetem interesin e tij dhe cilësohet në roman nga Ismail Kadare “ujk i vjetër lufte”.
Mevla Çelebiu– Kronikani i luftës; Plot gazetarë, opionistë politik e sehirxhi janë si Mevla Çelebeiu. Njeri me shpirt poeti, në pritje te nje mundësie për tu shquar. Eshte i zoti ne punën e tij dhe tepër i sjellshëm. Të dy taboret kanë plot njerëz të tillë.
Saliu poashtu ka arkitektin e tij. Për për ndryshim nga Arkitekt Kauri që i njeh Kështjellat, arkitektët e tij e njohin më mirë Selinë. Mirepo, ata nuk planifikuan mirë dyert e blinduara dhe duplikifimin e tyre. Kurse Arkitekt Kauri e dinte se me hyrjen në oborin e Kështjellës pas shakllmimit të dyerve hyrëse, ka një koridor të vogël kurth , ku mund të ketë shumë viktima.
Ketu, ne rrethim mund të gjejmë edhe në të dy anët dashamirës të rakisë, si poeti Sadedin në romanin Kështjella. Më mirë Sadedinit i përgjigjet Dash Shehu.
Saruxhai – Usta që meret me derdhjen e topave. Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. Para Selisë dhe brenda sajë kishte mjaft ustallarë me qysqia dhe çekanë e marifetlinj të tjerë.
Te du taboret kanë Kryeveqilharxhin e tyre i cili ka udhëheqë punën e furnizimit me mjete sulmuse dhe mbrojtëse, prej gurëve e deri te gazi lotsjellës.
Tuz Okcan – Jeniçer i thjeshtë- Argatët, njerëzit e dëshpërur dhe të pafat por edhe njerëz me pagesë në te dy anët. Në rastin te PD kemi shtresim social ku marrin pjesë të gjithja shtresat shoqërore. Por interesi është vetëm i oligarkëve.
Sulmi i fundit ku merr pjese tërë ushtriu turke dhe Tursun Pashai del i humbur , i zhgënjyer, merr helmin dhe vret veten. Në këtë menyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.
Sali Berisha morri gazin lotësjellës pas humbjes dhe hyrjes brenda Selisë. Të shohim gazi e ka verbuar përkohësisht apo përgjithmonë. Mendoj se verbimi i tij definitivisht është progresiv.
P.s. janë shfrytëzuar edhe materiale nga : https://12vite.com/keshtjella-ismail-kadare/