AIM bën të ditur se përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, e kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Mogherini dhe Hahn porositën se presin që Kryeministri Zaev dhe opozita do të përgatitin një agjendë reformuese që do të jetë në të mirë të vendit.

Përfaqësuesit e BE-së presin zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente, duke u bërë thirrje partive që t’i lënë anash ndasitë dhe së bashku ta kthejnë vendin në rrugën e integrimeve europiane.