Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është lindur më 30 shtator të vitit 1972 në Shkup.
Siç është theksuar në biografinë e dorëzuar me propozim-konstituimin për qeverinë, Dimitrov vjen nga pozita ekspert i jashtëm në kuadër të Qendrës ndërkombëtare për bashkëpunim juridik, Hagë, Mbretëria e Holandës. Prej vitit 2014 deri në vitin 2017 është anëtar i Institutit të Hagës për drejtësi globale, nga viti 2011 deri më sot është anëtar i Gjykatës së përhershme për arbitrazh, Hagë, nga viti 2009 deri në vitin 2014 është ambasador jo i rregullt dhe i autorizuar i Republikës së Maqedonisë në Hagë, Mbretërinë e Holandës dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Organizatës për ndalesën e armëve kimike. Nga viti 2008 deri në vitin 2011 është bahskëpërfaqësues i Republikës së Maqedonisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë (Zbatimi i Marrëveshjes së përkohshme prej vitit 1995), nga viti 2007 deri në vitin 2008 ka qenë i dërguar special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për integrime evropiane dhe euroatlantike në Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës, prej vitit 2006 deri në vitin 2009 Koordinator nacional për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. Dimitrov nga viti 2003 deri në vitin 2008 ishte i dërguar special i Republikës së Maqedonisë në bisedimet për tejkalimin e dallimit rreth emrit me Republikën e Greqisë nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2006 ambasador jo i rregullt dhe i autorizuar i Republikës së Maqedonisë në Uashington, SHBA.
Siç është theksuar në biografi Dimitrov nga viti 2000 deri në vitin 2001 ka qenë këshilltar për siguri nacionale të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, në vitin 2000 ka qenë zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 2000 bashkëpunëtor i Sektorit për të drejta të njeriut, Drejtoria për marrëdhënie multilaterale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.
Nikolla Dimitrov ëhtë doktorant në kuadër të Institutit për Siguri dhe Mbrojtje dhe paqe, Fakulteti Filozofik, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”. Në vitin 1998 u bë magjistër i shkencave juridike në Universitetin e Kembrixhit, Mbretëria e Bashkuar.
Nga viti 1996 deri në vitin 2001 ishte demonstrator në Fakultetin Juridik në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” për të Drejtë ndërkombëtare dhe Të drjetë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Dimitrov është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve.