Morena Taraku ka vazhduar ta ngacmojë imagjinatën me publikimin e imazheve dhe videove ‘të nxehta’ në profilin e saj në Instagram.

Modelja shumë e përfolur, Morena në videon e fundit u shfaq gjysmë e zhveshur në borë, këngëtarja në pjesën e sipërme mbante një triko, kurse poshtë kishte veshur vetëm të brendshme.

“Kjo jam unë”, është mbishkrimi që Morena ia ka lënë videos.

Sidoqoftë, bukuroshja nga Peja është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore dhe së shpejti pritet të rikthehet para publikut.