Ndonjëherë kur i mbajmë flokët lëshuar për siguri mbajmë edhe një lidhese në rast se më vonë dëshirojmë t’i kapim. Kini kujdes.

Një veprim kaq i thjeshtë mund të rrezikojë jetën tuaj. Lidhësja e flokëve mund të ndalojë qarkullimin e gjakut.

Mjekët këshillojnë se nëse dëshironi të mbani lidhëset e flokëve rreth kyçit të dorës, atëherë sigurohuni që ato të jenë të lirshme. Gjithashtu këshillohet që edhe në kokë të mbahet vetëm një lidhëse flokësh.