Organizata qytetare “Most” paralajmëroi se ka nisur me vëzhgimin e zgjedhjeve dhe kampanjës zgjedhore.

Kryetari i “Most”, Darko Aleksov, deklaroi se zgjedhjet dhe kampanjën do ta ndjekin 3.300 vëzhgues në territorin e Maqedonisë.

“Sot ka nisur kontrolli publik i listës zgjedhore dhe do të zgjas deri me 11 nëntor. Të gjithë qytetarët mund që të kontrollojnë në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor edhe në portalin izbirackispisok.gov.mk. I inkurajojmë qytetarët që të paraqiten në telefonin pa pagesë 080080080 që të paraqesin parregullsi të ndryshme”, deklaroi Aleksov.

Asociacioni qytetar sot e promovoi edhe kampanjën e re “Vota e jote, e drejta jote” për të cilën është përgatitur edhe një video prezantim që duhet të përkujtoje dhe edukoje qytetarët se nuk guxojnë që të lejojnë cilin do qoftë që të kryej presion për vota.