Moti nesër paradite do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kryesisht në pjesët jugore të vendit. Gjatë pasdites vranësirat do të zvogëlohen.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej tre deri nëntë gradë celsius,ndërsa temperatura maksimale prej 10 deri 16 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë celsius.

Gjatë ditës së enjte dhe të premte moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare.