Një anëtar i këshillit zgjedhor në vendvotimin 2546 në shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” në Shkup , lajmëroi nje incident sot në polici shkruan Fol.

Sic informoi për MIA zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski, S.S  anëtar i këshilit  zgjedhor raportoi se kishte  mosmarrëveshje verbale.

Pasi anëtarët e këshillit zgjedhor përfunduan votimin e personave të moshuar dhe me nevoja,ata sollën kutinë e votimit në shkollën fillore “Kiril dhe Metodij” me qëllim që të mbyllnin votimin.

Në atë moment, erdhi T.B dhe e thirri S.S në oborrin e shkollë ku  filloi kërcënimet verbale me fjalë kërcënuese  pas së cilës ai u largua në një drejtim të panjohur- tha Angelovski.

Nga MPB thonë se po punohet në zbardhjen e rastit./fol.mk