Në fillim të koronakrizës ose më saktë 10 mars, Qeveria në propozim të Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë solli konkludim me të cilin, personat e punësuar të cilët kanë fëmijë minoren pa i mbushur 10 vjet ose në klasën e katërt, për të cilin është i nevojshëm kujdes shtëpiak, një prind të lirohet nga puna dhe aktivitetet e punës dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhe të evidentohet nga ana e punëdhënësit si mungesë e arsyeshme.

Më 08.07.2020 në seancën e 74-të, Qeveria solli vendim për ndryshim dhe plotësim të vendimit për masat për parandalim të përhapjes së Kovid-19, gjegjësisht prindërit e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare, të përfshirë në procesin edukativo arsimor, të cilët ishin të liruar nga puna, të kthehen në vendet e punës duke e pasur parasysh se viti shkollor ka përfunduar.

Që do të thotë se masa për lirimin e prindërve nga puna ende vlen për njërin nga prindërit e fëmijëve të cilët janë përkujdesur në kopsht.

Kjo vlen deri në sjelljen e vendimit të ardhshëm të Qeverisë me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.