MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1208 testime, kurse janë regjistruar 136 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 80, Tetovë – 24, Kumanovë – 6, Ohër – 5, Gostivar – 4, Resnjë – 4, Prilep – 3, Veles – 3 dhe nga 1 rast në Shtip, Strugë, Strumicë, Kriva Pallankë, Koçanë, Kërçovë dhe Negotinë. ISHP-ja ka regjistruar 43 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 8 persona. Dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova dhe një nga Velesi dhe Kërçova.

Gjatë ditës së djeshme, menjëherë pas pranimit në Klinikën Ifektive ka ndërruar jetë një 57-vjecar nga Prilepi.

Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi, një 56 vjecar dhe një 68 vjecare. Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe dy persona nga Kumanova një 47 vjecare dhe një 59 vjecare.

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona nga Tetova një 78 vjecar dhe një 47 vjecare.

Në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një 61 vjecare.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 5445, numri I të shëruarve është 2091, I viktimave 259, kurse për momentin shënohen 3095 raste active. Në nivel vendi njoftohet se janë bërë 54.456 testime./KlanMacedonia