Në kushte të lehtësimit të masave restriktive StopKorona është mjet në duart tona për uljen e përhapjes së infeksionit, bëri thirrje sot Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës që qytetarët ta instalojnë aplikacionin.

“Iu bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që ta instalojnë aplikacionin StopKorona. Siguria juaj dhe e më të afërmve tuaj është më e rëndësishme”, bëjnë thirrje nga MSHIA.

Aplikacioni StopKorona, shpejtë dhe thjeshtë detekton nëse keni qenë të ekspozuar në infeksion dhe iu jep mundësi autoriteteve shëndetësore që të reagojnë shpejtë dhe ta ruani shëndetin tuaj dhe të atyre që i doni.

Aplikacionin mund ta merrni nga ky link:https://stop.koronavirus.gov.mk/