Bashkimi Deokratik për Integrim nuk është ajo që duhet ta nxjerrë Maqedoninë nga kjo krizë politike, pasi pikërisht kjo parti e ka futur vendin në këtë krizë. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i UNITETI-t, Muhamed Ismaili në emisionin ‘Arena’. Ai tha se nuk ka fajtor tjetër përpos VMRO DPMNE-së dhe BDI-së që janë përgjegjës për këtë krizë politike.

Ismaili shtoi se bartës i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare nuk është BDI-ja, por bartës janë të gjitha partitë nënshkruese në mënyrë të barabartë.

“Nëse ndokush nga një parti e caktuar dëshiron ta paraqesë se ka më tepër hise në këtë gjë, e ka gabim, dhe sigurisht se e bën për poena të politikës ditore, ndërsa të gjitha subjektet janë të barabarta aty, qoftë me dhjetë, me pesë, me tre ose me dy deputetë”, deklaroi Ismaili. /SHENJA/