Reagime të shumta në rrjetet sociale ka shkaktuar fjalimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në Krushevë, me rastin e 2 Gushtit-Ilindenit. Mes kritikuesve më të ashpër, ishte nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamet Zeqiri.

“Asnjëherë të mos na përsëritet!!!
Fjalimi i fundit dhe idiotesk i FIKUSIT.
P.s. Nuk e di si ndjehen ata që i ndihmuan të bëhet president…”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.