muhamed zeqiri
Anëtari i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti, ishte mysafir në emisionin “Rruga re” të udhëhequr nga Muhamed Zeqiri. Në mes tjerash, Kim Mehmeti duke komentuar zhvillimet e fundit politike ka vlerësuar se takimet e krerëve të Besës me partitë opozitare shqiptare janë gabim i madh. Madje publikisht ka kërcënuar se nëse i përsëritin gabimet do ju a tregojë derën.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i mirënjohur Muhamed Zeqiri kritikon Kimin, duke i thënë se ndoshta qasja e tij dhe tentimi për të bërë palë Këshillin opozitar në mes subjekteve politike, e përçanë opozitën!

Muhamed Zeqiri: Nga qëllimi për bashkim që e kishit, tani del puna që jeni palë mes subjekteve politike opozitare, dhe në vend që të jeni faktor i cili ndoshta do ti unfikojë, tani edhe ju si Këshill paraqiteni që ndoshta bëni përçarje.

Kim Mehmeti: Varet se si i shikoni gjërat,

Muhamet Zeqiri: Secili i sheh në mënyrën e vet.

Kim Mehmeti: Këshilli opozitar thotë kështu. Nuk pretendojmë që jemi të vetmit në opozitë, mirëpo ne jemi organizuam dhe nuk pengojmë ndonjë organizim tjetër të ngjajshëm, nëse duam do të bashkëpunojmë, nëse nuk hyjnë në standardet tona, nuk do të bashkëpunojmë. Edhe Besës i kemi thënë, derisa je pjesë e Këshillit opozitar do ti plotësojsh standardet tona, dhe nuk mundesh të hyjsh në bisedime për partneritet me tjerët. Ka qenë gabim i madh nënshkrimi i deklaratës së përbashkët me partitë opozitare shqiptare, dhe ju kam thënë që kjo është gabimi i parë dhe i fundit që bën BESA. Bashkëpunime të tilla ata mund të bëjnë vetëm kur do të dalin nga Këshilli Opozitar.