Barcelona ka mposhtur Sevillan dhe ka fituar Copa del Rey të Spanjës.

Barcelonës ka mbrojtur titullin e Copa del Rey, pasi në finale ka mposhtur Sevillan me rezultat 2:0 dhe atë vetëm pas vazhdimeve.

Koha e rregullta ka përfunduar pa gola, ndërsa gjatë vazhdimeve Barcelona ka shënuar dy gola, një me anë të Jordi Alba dhe një tjetër shënoi Neymar, ku dy asistimet ishin të Leo Messit.

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte mjaft e ashpër, pasi përveç 12 kartonëve të verdhë, kishte edhe dy të kuq, një për Mascheranon dhe një për Banegan.

https://youtu.be/hCOrhPdpsCo