Murat Jashari: O Musa Xhaferri ku shkuan 14 milion franga nga fondi i luftës

Vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës” nëpërmjet një letre publike ia ka parashtruar kohë më parë figurave qendrore të BDI-së, por edhe disa politikanëve në Kosovës, me qëllim të nxitjes së debatit, zbardhjes së të vërtetave të luftës në Kosovë e në Maqedoni, për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën.

Që nga koha kur janë bërë publike këto letra e deri më sot, asnjë prej atyre që u janë parashtruar pyetjet nuk janë përgjigjur, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ndoshta pas kaq kohe, ata mund ti kundërvihen Murat Jasharit, që edhe pse në Zvicër bën jetë të vështirë.

Në mënyrë serioze Musa Xhaferri është goditur nga Murat Jashari, vëllai i komandantit të vrarë të UÇK-së, Ismet Jasharit –“Kumanova”, ku nëpërmjet disa, shpalos dyshime kritike për figurën e Xhaferrit.

Në vazhdim disa nga pyetjet e Murat Jasharit dedikuar Musa Xhaferrit

1. A e dinë ku është Makedonski Brod?

2. Sa km i ka prej Kërçovës?

3. Ka hotele atje?

4. Po burg a ka?
JO!

5. Shokëve të Lëvizjes ju ke thënë se ke qenë në burg dy muaj në vitin 1982 në Makedonski Brod, a është kështu?

6. Nuk të kishin përgaditë mirë, apo ke qenë jo intelegent për me arritur në maje të Lëvizjes, a është kështu?

7. Arrite në maje të pareve, pra të Fondit « Liria Kombëtare »

8. Pyetjet që ja kamë parashtruar Abaz Alisë nga 105 deri 169 vlejnë edhe për teje, a po?

9. Për ka natyra je i qetë, por sherrin e madhë, a është kështu?

10. Me Aliun je si vëllezërit siamezë, a është kështu ?

11. Si të ndahet njëri, tjetri hynë nën dhe, apo jo ?

12. Njëri pa tjetrin nuk mundet të bëni, a po jo?

13. Se një kurs e keni kryer, vetëm në vende të ndryshme, a po jo?

14. Më 26. Janar 2000 fillojë lufta çlirimtare në Zonën Operative Nr.3, pra në Kosovën Lindore. Kur e mësove se nisi lufta atje?

15. Në Program të Lëvizjes e kishim çlirimin e tokave të pushtuara, a po jo?

16. Edhe Kosova Lindore është tokë shqiptare, a po jo?

17. Pse nuk veprove e ta riorganizojshë fondin e luftës në kanton Lucern atje ku ke banuar?

18. Në një çfarë forme kësaj i thojnë sabotim luftës, a po jo?

19. Qeveria e Përkoshme e Kosovës Fondin „Vendlindja Thërret“ ja ndërruan emrin në Fond të Kosovës, Ne të Kryesisë së Lëvizjes e kundërshtuam por pa dalur në opinion me kumtesë apo deklaratë, a është kështu?

20. Në Kosovën Lindore dhe në IRJM luftrat „çlirimtare“ u nisën me mjete të Fondit „Vendlindja Thërret“ a është kështu?

21. Më 17 Mars 2001 në Prishtinë ku keni qenë; Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti dhe ti, morët vendim me dalë me tjetër fond, pse?

22. Morët vendim që për luftën në IRJM Fondi ta ketë emrin simbolik për kombin, pra në „Liria Kombëtare“, a është kështu?

23. Pse nuk morët mendimin e Kryesisë së Degës së Lëvizjes, pasise Fondi kryesisht u deshke të formohet në diasporë?

24. Në sa shtete të Europës dhe kontinente ka funksionu Fondi „Liria Kombëtare“?

25. Përveqë Zvicrës, veqë e veqë në shtetet e Europës dhe në kontinente sa mjete janë grumbulluar?

26. Kujtë i ke raportuar për të hyrat e të dalurat e mjeteve financiare?

27. Këshilli Qendrorë i Fondin „Liria Kombëtare“ për Zvicër, para veprimtarëve dhe donatorëve kemi dhënë Raport Kombëtar, me gjithë kundërshtimin që e kishim nga veglat e tua dhe të Aliut, a po jo?

28. Në Zvicër mbi 14 milion CHF janë grumbulluar, a është kështu?

29. Raportin e shpenzimeve të luftës së vitit 2001 e ka bërë nji ekspert i kësaj lamie, a është kështu?

30. Shpenzimet e luftës kanë qenë gjithësejtë DM 6 milion, a është kështu?

31. Ku i çuat tjerat para?

32. Bëni biznis me ato pare?

33. A e dine sa dëshmorë janë të luftës së vitit 2001?

34. Sa fëmijë janë të dëshmorëve?

35. A e dine se sa pa gjymtira janë të luftës së vitit 2001 ?

36. Çfarë moshe janë ata sot ?

37. A ke vizituar ndonjenin prej tyre?

38. Pse jo?

39. Je kryeministër i shqiptarëve në dhe i tyre në Republika makedonia, a po jo?

39. A e dine se ku jetojnë dhe a i ke vizituar së paku nji here familjen e Tahir Sinanit?

40. Pse jo?

41. Sëpaku a e dine kur është vrarë, si dhe ku?

42. Pse jo?

40. Sa vllezër pate në këto try luftra?

41. Pse jo?

42. Ata nuk kanë pasur kurse prej oficerëve të UDB-ës siqë ke pasur ti, a është kështu?

43. Pse i ke penguar?

44. A ke keni zgjidhur Statutin e tri kategorive të luftës?

45. Pse jo?

46. A e keni zgjidhur kërkesën e ish-të burgosurve e të përndjekurve politik shqiptar për zhdëmtim?

47. Votën edhe të kësaj kategorie të shqiptarëve e keni marur me ardhë në pushtet, a është kështu?

48. Pse jo?

49. A për dekor je zv/kryeministër dhe janë deputetët në parlament?

50. Lufta a u bë për me i fituar të drejtat e barabarta shqiptarët, a ti e soji si ti me u pasuruar në emër të gjakut të dëshmorëve, invalidëve dhe ushtarëve të lirisë?

51. Sipas Marreveshjes se Ohrit, pala shqipetare a ka fituar drejten e VETOS ???

52. E drejta e vetos, është e drejtë për të bllokuar, për të ndaluar veprimet ose ligjet anti-shqiptare a po?

53. Sa herë e ke përdor ketë të drejtë të VETOS oh Musa Xhaferi???

54. Pse kur nuk e ke përdorë ?

55. Mbi 200 djem të UÇK-së janë vrarë nga sherbimi i Makedonska Republika (me shumë se në luftë) a po?

56. BDI a ishte në pushtet kur janë bërë vrasjet ?

57. A ishte zëvendës i policisë i BDI-së ?

58. A ishte zëvendes i DBK i BDI (Nazim Bushi)?

59. A ishte zëvendës ministri i punëve të mbrendshëm Fatmir Dehari?

60. A ishe zëvendës Kryeministri ti Musa Xhaferri ?

61. A ishit dhe jeni ju në pushtet me pushtuesin ?

62. Kur janë marrë vendimet për likuidim të djemve të UÇK-së, a i keni kundërshtuar maqedonët slave, apo keni vendosur bashkarisht ?

63. A keni përdor të DREJTEN E VETOS për të ndaluar vrasjen e djemve të UÇK-së nga bashkëqeveritarët e tu o Musa Xhafer ???

64. Pse jo ???????

65. Nëse nuk i ke bllokuar vendimet për likuidimet të ushtarëve të UÇK-së, a mund të mendohet se je bashkëprojektues i vrasjeve ?

66. Ke mundësi të thuash që nuk ke qenë në ngjarje Musë, por a ke dalë publikisht për të kundërshtuar qeverinë tënde ku ishe dhe je pjesmarrës ???

67. A ke dalë ndonji herë publikisht për të denoncuar vrasjet, pastrimet në djemt të UÇK-së nga shërbimi Makedonska Republika ???

68. Pse nuk e ke bërë ?

69. Të gjithë kontaktet me diplomatët na thojnë se fitorja e shqiptarëve në Maqedoni është nëse bëhet regjistrimi i popullsisë në menyrë reale, a është kështu?

70. A ju kanë thënë diplomatët se sa është numri i shqiptarëve në Maqedoni ?

71. A ju kanë thënë diplomatët, që sipas një numërimi të bërë nga ambasadat e huaja në vitin 1997 ishin afërsisht 42% shqiptarë ???????????

72. A tha ish-kryeministri sllavo-maqedon Gruevski para një muaji se shqiptarët janë minimum 30% a po?

73. Ti Moso pse në regjistrim të popullsisë e dhatë përgjindjen më të vogël prej të gjithëve me 25.17% ???

74. Pse e zvogëloni qëllimisht numrin e shqiptarëve ?

75. Interesi i kujtë është që të zvogëlohet numri i shqiptarëve ?

76. Pse në regjistrim të popullsisë mbrojtët intersin e maqedonëve sllave ?

77. Çka të lidhë ty personalisht me sllavët ?

78. A të lidhë gjaku ?

79. A te lidhë interesi personal ?

80. A të lidhë puna, je punëtor i tyre ?

81. Çka konkretisht ?

82. Vriten qindra djem të UÇK-së, dhe minimizohet numri i shqiptarëve me ndihmen tënde në qeverin sllavo-maqedone o Musë?

83. Çka i thojnë kësaj pune ?

84. A i thojnë tradhëti a po?

85. O Musa Xhaferi a ju kanë treguar diplomatët e huaj që pas arkivave kadastrale mbi 72% të teritorit të Republikës së Maqedonisë janë toka shqiptare?

86. Para decentralizimit slave strative ishte Kumanova komunë me shumicë shqiptare a po?

87. Pasi bëre decentralizimin, krijove një komunë Likovën a po?

88. Pas këtij ndryshimi, heqja e Likovës nga Kumanova, a mundësojë që Kumanova të jetë me shumicë slave?

89. A festove që Kumanova është bërë komunë me shumicë sllave ?

90. Natyrisht se zyrtarishtë, je gëzuar shumë për krijimin e komunës së Likovës a po?

91. Këtë tradhëti a e paraqite si një fitore historike a po?

92. A është e vërtetë se në decentralizimin komuna e Mavrovës me një grusht maqedon ka me shumë teritor se Gostivari dhe Tetova bashkë me 300 000 banorë?

93. Pse ky dallim ?

94. Pse përsëri në interes të sllavo-maqedonëve ?

95. A është e vërtetë se gjatë luftës të 2001 akademia e shkencës e maqedonisë kishte përgaditur ndarjën e Maqedonisë ?

96. A është e vërtetë se është propozuar nga Akademia e Shkupit 17% të teritorit shqiptarëve?

97. Sot, me decentralizimin administrativë shqiptarët a kanë 17% të teritorit ?

98. Sot me këtë decentralizim a realizove Planet e Akademisë të Shkupit?

99. Sot, shqiptarët me decentralizim a qeverisin vetëm 17% të teritorit duke qenë shumicë në Maqedoni ?

100. Pse është bë ky decentralizim ?

101. Pse pas këtij decentralizimit maqedonët janë vetë të interesuar për ndarje?

102. Mos ndoshta maqedonët kanë realizuar objektivin e vetë ?

103. Ti i ke ndihmuar ose e ke gatuar punën në favor të sllavo-maqedonëve?

104. Ndoshta edhe ti me & Co je për ndarjen e Maedonisë ???

105. Pse bëhet presion mbi shqiptarët pasi realizuan zvogëlimin e popullsise shqiptare me regjistrim, zvogëlimin e teritorit shqiptar me decentralizim mbrenda në Maqedoni ?

106. A është kjo arsye që bëhet presion mbi shqiptarët për t’u ngritur në luftë me qellim të rivizatimit të kufijve të ri në Ballkan ?

107. Dihet, nëse bëhet edhe një konflikt më i vogël, ose një ndryshim të kufijve etnikë ndarjet bëhen sipas vijave administrative, a dalim ne fitues apo sllavo-maqedonët ?

108. A është kjo arsye që nuk bëhet regjistrimi i popullsisë?

109. Sepse ka ndryshuar struktura, dhe përbërja etnike nëpër qendrat administrative ?

110. A je ti fajtor për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Maqedoni ?

111. A je ti fajtor për zvogëlimin teritorial të shqiptarëve me decentralizimin në Maqedoni ?

112. Çka i thuhet këtyre punëve ?

113. Si po shifet Muso çdo veprim, çdo vendim ke bërë në interes të sllavo-maqedonëve a po?

114. Për 60 ditë kursë mirë të kanë shkolluar oficerat a po ?

115. Populli a ka të drejtë të mendojë se je NJERI i sllavo-maqedonëve ?

116. Nuk ka dyshim qe je njeriu i maqedonëve a po?

117. Por nuk e dijmë a je agjent i tyre, apo sllavofil, apo ndoshta nuk ke gjak shqiptari ????

118. Kur në asnjë moment nuk ke mbrojtur interesin e shqiptarëve, dhe kemi të drejte te thojmë se je anti-shqiptarë ?

119. Pas gjithë këtyre pyetjeve a ka shqiptarë që do të mendonë mirë për ty oh Musa Pashë Toptani?

120. Për gjitha të këshijave që I kishin bërë popullit të vetë Sadam Huseini dhe Muamer Ell Gadafi, Fakturat ju kishin trokitur në derë. Edhe për teje me & Co Faktura e dënimit ka me ju trokiturnë derë, a po?

121. Fëmijët e dëshmorëve të kombit po rriten dhe të gjithë janë Avni Rrustema e Nora Kelmendi, a po?. (INA)