Musa Xhaferi, krahu i djathtë i Ali AHmetit dhe personi më i përfolur në “bombat” e Zaevit, si person që mbante lidhjen me ish shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov shumë pak ka qënë present në këtë fushatë zgjedhore të BDI-së.

Por Musa Xhaferi nuk ka munguar në tubimin e Ramiz Merkos në Strugë, duke i dalë krah shokut të tij të vjetër dhe të idealit.
Merko dhe Xhaferi përveçse janë miq të mirë, janë edhe dy nga funksionerët më të vjetër të BDI-së që i kanë shijuar gati gjitha pozitat e pushtetit. Funksionerë të përjetshëm, u thonë disa nga të rinjtë që presin të zënë vend në pozitat drejtuese në BDI.

Musa Xhaferi, me ose pa dëshirë është pensionuar politiksht ose të paktën nuk ushtron detyrë publike. A do e merr me vete edhe Merkon në pension, mbetet të vendosin struganët, më 29 tetor.