Zinedine Zidane ka fituar çmimin e trajnerit për vitin 2017.

Francezi në garë ka mposhtur 2 takticienët italianë; Antonio Conte (trajneri i Chelseat) po ashtu edhe Max Allegrin (trajneri i Juves), shkruan Albeu.com.

Tekniku madrilen e fiton këtë çmim pas sukseve që pati këtë vitë me Realin, duke fituar Champions Leaguen, La Ligën, Super Kupën e Evropës edhe Super Kupën e Spanjë.