Kandidati i BDI-së për komunën e Strugës, vazhdon të luajë lojë të pistë politike duke kërkuar vota maqedonase për ta fituar Ziadin Selën. Por mënyra se si e bën këtë fushatë është shumë jokorrekte, duke shpërndarë fletushka me fytyrën e ZIadin Selës në fshatrat maqedonase, ku shkruhet se Ziadin Sela është “MONSTRUM” “KATASTROFË””NACIONALIST” dhe iu kërkohet maqedonasve ta dënojnë nacionalistin Ziadin Sela.

Merko që dikur kërkonte vota shqiptare në emër të UÇK-së për të fituar përballë Canoskit, sot kërkon vota maqedonase për ta fituar shqiptarin Ziadin Sela. Këto lojëra të ulëta mund ti kushtojnë rëndë struganëve.
Nga informatat që kanë ardhur në redaksinë tonë, Ramiz Merko vetë i shpërndan këto fletushkja duke i nxjerrë nga xhepi.