Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq nesër do të kenë takim në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që mbahet me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

Takimin, në deklaratë për “Tribuna çenëll” e konfirmoi zëvendësminsitri kosovar për administratë dhe menaxhim lokal, Bajram Gecaj.

“Po, do të takohen dhe do të bisedojnë për çështje lidhur me dialogun”, deklaroi Gecaj.

Mustafa kohëve të fundit disa herë ka përsëritur se nuk do të udhëtojë jashtë vendit, as ai, as ndonjë anëtar i Kabinetit të tij qeveritar, në shenjë proteste për shkak të mosmiratimit të liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Komisioni evropian për këtë proces e kushtëzon Kosovën me rregullimin e linjës kufitare me Malin e Zi.

Edhe ministri për eurointegrime, Bekim Çollaku deklaroi se liberalizimi i vizave “mund të vonohet”, për shkak të mosratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi nga ana e Parlamentit kosovar.