Ylli shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është bërë baba i një vajze.

Qendërmbrojtësi që luan për Gjermaninë ka thënë se kjo është dita më e lumtur e jetës së tij.

“Shumë i lumtur të ju njoftoj për lindjen e vajzës sonë! E vështirë të përshkruaj të gjitha emocionet me fjalë, tash… Por e gjitha që mund të them është se kjo është dita më e lumtur e jetës sime”, ka shkrua ai.