Kryetari i degës së ASH-së në Kumanovë, Huzeir Mustafi vlerëson se përplasjet e fundit mes deputetit të LSDM, Muhamed Zekiri dhe zv/kryeministrit të BDI-së, Bujar Osmani janë skenare të orkestruara, që janë planifikuar nga dy partitë.

“Këto “Sulmet e orkestruara” Muki-Buki, do ti kishim besuar sikur mos ti kishim të freskëta kujtimet nga Struga, Tetova, Çairi, si dhe më e reja Dibra, ku u shëndrruan në “Nescaffe” 3 në 1 të gjithë bashkë për ta fituar komunën!”, ka shkruar kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë.

Mustafi ka theksuar se kjo dëshmohet edhe me përqafimet dhe buzët në gaz mes ministrave dhe krerëve të dyja partive nëpër fotografitë e përbashkëta.