Bota muzikore shqiptare po përgatitet ti japi lamtumirën e fundit një prej përfaqësuesve më të spikatur të saj, kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo. Homazhet në nder të tij do të mbahen në hollin e RTSH duke filluar nga ora 11, ndërsa në orën 13:00 do të jetë zhvillohet cermonia e përcjelljes për në banesën e fundit.
Aleksandër Lalo u nda nga jeta papritur të dielën në moshën 68 vjeç, pas një ataku kardiak në një prej spitaleve të Tiranës. Televizioni Klan ndërpreu transmetimin e spektaklit muzikor “C’est la vie” ku Lalo kryesonte jurinë e tij, në shenjë respekti e dhimbjeje për humbjen e kompozitorit të shquar.
Kompozitori Aleksandër Lalo do të mbahet mend për krijimet e tij në zhanrin e muzikës së lehtë, por më së shumti në muzikën e filmave shqiptarë. Duke filluar nga viti 1972 ai ishte autori i kolonës zanore i të paktën 25 filmave shumë prej të cilëve janë tashmë hite të muzikës shqiptare. Për kontributin e tij Aleksandër Lalo është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i republikës Bujar Nishani.